Ministria e Mbrojtjes me thirrje që qytetarët të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë
Ministria e Mbrojtjes ka rikthyer përsëri në skenë Fondin e Sigurisë.
Në një njoftim në Facebook, Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.
“Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit.” – thuhet në njoftim.
Gjithashtu, aty janë dhënë edhe detaje se si mund të kontribuohet në këtë fond.
Që nga hapja Fondi i Sigurisë nuk ishte përmendur, shuma e mbledhur në këtë fond nuk ishte treguar kurrë e bile me vendim ishte bërë sekret.
Ndërkaq, kujtojmë se të kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi të dronëve Bajraktar që janë blerë nga Turqia.
Njoftimi:
