Ministri Vitia kapet duke pirë duhan brenda një hapësire të mbyllur të një lokali
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është kapur duke pirë duhan në një ambient të mbyllur të një lokali.
Emisioni Kiks në Klan Kosova ka publikuar një video përderisa shihet Vitia duke pirë duhan.
Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka një kohë që ka filluar një fushatë të ashpër ndaj pirjes së duhanit në vende të mbyllura.
Mandaj ministri Peci disa herë ka dal në terren edhe me inspeksionin për të parë a po respektohet Ligji për ndalimin e duhanit në vende të mbyllura.
