Ministri Peci për ligjin për duhanin: Janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave - NACIONALE

Ministri Peci për ligjin për duhanin: Janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thënë se pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zbatimi i ligjit nuk ka alternativë.

Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës. Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t'i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion.Ska kthim prapa!”, thuhet në njoftimin e tij.

Lajme të ngjashme