Ministri Peci lajmërohet nga veriu: Shtëpinë që ma dogjën serbët sërish do ta ndërtojmë - NACIONALE

Ministri Peci lajmërohet nga veriu: Shtëpinë që ma dogjën serbët sërish do ta ndërtojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nuk po i ndahet pjesës veriore të vendit.

Ai sërish ka postuar fotografi nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Në këtë ditë vikendi ai ka shkuar në truallin e shtëpisë së gjyshit të tij, në vendin e quajtur Kroi i Vitakut.

Duke e postuar një foto në trualli i gjyshit, Peci është zotuar se sërish do ta ndërton shtëpinë, të cilën urdhërzbatuesit e okupatorit ia kanë djegur në vitin 1999.

Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës. Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë!”, ka shkruar Peci.

Javën e kaluar kishte bërë gjiron e rrjetit një foto e ministrit Peci dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cila ishte bërë mbi urën e lumit Ibër.

Lajme të ngjashme