Ministri Mehaj: Varësisht nga nevojat do t’i shtojmë kapacitetet e FSK-së për Turqi - NACIONALE

Ministri Mehaj: Varësisht nga nevojat do t’i shtojmë kapacitetet e FSK-së për Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kanë nisur kontingjentin e FSK-së për zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

“Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm. Task-forca jonë përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9’, - ka shkruar ministri në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se do të ketë shtim të kapaciteteve reaguese në sanimin e pasojave të tërmetit në shtetin turk.

“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit”, - thotë Mehaj.

Ministri shtoi se Kosova ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për qenë në shërbim të vendit dhe popujve miq.

Lajme të ngjashme