Ministri Krasniqi thotë së Kosova është e para në rajon për të drejtat e komuniteteve - NACIONALE

Ministri Krasniqi thotë së Kosova është e para në rajon për të drejtat e komuniteteve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, ka vlerësuar se Kosova është lidere në rajon sa përket respektimit të të drejtave të komuniteteve.

Ai ka thënë se në këtë drejtim nuk mund të krahasohet asnjë vend i rajonit me Kosovës.

Krasniqi ka bërë me dije se nëse Serbia dëshiron të krahasohet me Kosovën, duhet të ua jep shqiptarëve të Luginës të drejtat që i kërkon për serbët në Kosovë.

Thellësisht besoj që Kosova jo vetëm në krahasim me Serbinë, por edhe me vendet të tjera në regjion ka një gamë më të gjerë në respektimin, promovimin e vlerave të komuniteteve pjesëmarrjes së tyre në jetën publike. As që krahasohet niveli i të drejtave shumicë në Kosovë me ato në Serbi dhe për këtë unë e ftova Bërnabiq nëse beson vërtet për atë çka e ka deklaruar që të diskutojmë dhe të bëjmë edhe ‘një të tillë’ edhe për komunitetin serb në Kosovës”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

Ai ka theksuar se deklarimet e zyrtarëve serbë se respektojnë të drejtat e komuniteteve, nuk janë të vërteta.

Më 4 shkurt kryeministri Kurti ka pasur takim me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi edhe të boshnjakëve në Serbi dhe ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për të drejtat dhe respektimin e niveleve të të drejtave dhe promovimit të tyre në Serbi, për atë edhe deklarata e Bërnabiqit ishte sa e pasaktë aq edhe absurde”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të ngjashme