Ministri Krasniqi e takon Hetemin në Leposaviq, kujdeset që "të mos ia shfaqë trenerkat" - NACIONALE

Ministri Krasniqi e takon Hetemin në Leposaviq, kujdeset që "të mos ia shfaqë trenerkat"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elbert Krasniqi, ministër i Pushtetit Lokal, ka shkuar sot për vizitë në komunanë e Leposaviqit, ku ka takuar të parin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Ai tregoi se me Hetemin ka bisedua për zhvillimet në këtë komunë, duke treguar se Hetemi i ka emëruar edhe disa drejtorë të rinj.

“Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit.

Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri.” – shkroi ai ndër të tjera.

Nga fotoja, shihet se ministri Krasniqi është përkujdesur të mos e lëshojë të njëjtin gabim sikurse homologu i tij i Ministrisë së Infrastrukturës, Liburn Aliu, fotografia e të cilit me Hetemin u bë kryelajm për shkak se Hetemi mbante trenerka nën pantollona.

Megjithatë, nuk dihet nëse Hetemi ka pasur edhe kësaj radhe trenerka nën pantollona, megjithatë ministri Krasniqi është kujdesur që këmbet e Hetemit të mos dalin tërësisht në fotografi.

Lajme të ngjashme