Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën sot, takohet me Maqedoncin - NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën sot, takohet me Maqedoncin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të qëndrojë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu.

Me fillim nga ora 10:00, Vengu do të pritet nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër (e premte), më 30 gusht, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e ri të Mbrojtjes Shqipërisë, Pirro Vengu. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme