Millanoviqi i deklaratave famëkeqe kundër Kosovës ishte pritur me nderime të larta në Prishtinë
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka tronditur sot opinionin me deklarime të çuditshme kundër Kosovës kur dihen raportet e mira mes dy vendeve. Por, ky president ishte pritur me nderimet më të larta në Prishtinë, së voni.
Fillimisht, ta nisim me atë që e ka thënë sot z. Millanoviq e që ka shqetësuar opinionin në Kosovë.
“Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë. Kjo, fatkeqësisht, është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e kemi aneksuar Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkomëbtar. E kemi marrë nga Serbia. Kush e bëri tjetër, pos neve? A e njohëm Kosovën?” - u shpreh më tej ai.

Por, Millanoviqi ishte pritur me nderimet më të larta në Kosovë jo shumë kohë më parë. Para pak më shumë se një viti, në dhjetorin e vitit 2021, ai ishte pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në përpjekjet tona për fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar. Sot u konfirmua se bashkëpunimi në këtë drejtim si dhe përkrahja për rrugën euro-atlantike të Kosovës do të vazhdojë edhe mëtutje.” – kishte thënë znj. Osmani në atë kohë.
Ajo kishte folur me presidentin edhe përmes telefonit, duke e falenderuar për propozimin e tij që t’i garanconte Kosovës statusin e vendit kandidat.
Thank you President Milanović for your proposal to grant 🇽🇰 the candidate country status.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 2, 2022
🇭🇷 remains a committed champion for our membership in the🇪🇺.
We are ready to work with all EU member states & institutions to expedite the implementation of reforms on our accession path. https://t.co/0kN6RHFgZo