Mihali e fsheh të vërtetën, nuk tregon që Kosova përfaqësohet me fusnotë në CEFTA - NACIONALE

Mihali e fsheh të vërtetën, nuk tregon që Kosova përfaqësohet me fusnotë në CEFTA

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar një stauts në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në CEFTA, ku deri tani ishte përfaqësuar nën siglën e UNMIK-ut.

Në shkrimin e saj, Mihali ka theksuar se tash e tutje aty “do të ketë të shënuar Republikën e Kosovës”.

Në fakt, siç tashmë e kanë konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, Kosova do të përfaqësohet me një fusnotë, e cila erdhi si rrjedhojë e një marrëveshje në dialogun mes Kosovës e Serbisë në Bruksel vite më parë.

“Po, përfaqësimi rajonal ende është me asterisk. Kjo është nga viti 2012 dhe vitin e kaluar, me marrëveshjen e re, marrëveshja bazike ajo adreson në nivel horizontal çështjen e asteriksit. Marrëveshja me Serbinë për njohjen de facto largon asteriksin, sepse nuk është vetëm CEFTA, Kosova gjithandej në organizata rajonale është përfaqësuar me asterisk. Asteriksi ka ardhë në vitin 2012, është e vërtetë që atë kohë është mendu si fjollë bore, por që ka kalu një kohë e gjatë dhe ajo marrëveshje si e tillë, ka kaluar një kohë e gjatë, sidomos me marrëveshjen e re që kemi arritë vitin e kaluar.” – tha dje këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj.

Lajme të ngjashme