Miftaraj për politikën e jashtme: Krejt dhe drejt humnerës - NACIONALE

Miftaraj për politikën e jashtme: Krejt dhe drejt humnerës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka komentuar politikën e jashtme të qeverisë Kurti. Madje ai është ndalur vetëm tek ato që ndodhën këtë javë, duke numëruar katër dështimet e tyre.

“Pa marr parasysh se kush i fiton zgjedhjet ne shkurt 2025, kush dhe me çfare fuqie politike e formon qeverine, edhe nese ka vullnet me kthy Kosoven ne rrugen e drejte, do te duhen minimalisht kater e me shume vite per te riparuar dhe menaxhuar dëmin e shkaktuar.

Krejte dhe drejte humneres.” – ka thënë ndër të tjera ai.

E plotë:

Sukseset e Kosoves ne politiken e jashtme vetem kete jave:

1. Ministri i puneve te jashtme te Hungarise, NUK e perkrahim anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes.

2. Ministria e Puneve te Jashtme e Gjermanise- Marreveshja e CEFTA kalon edhe pa Kosoven.

3. Ne Bruksel si duket eshte diskutuar lidhur me hapjen e ures se Ibrit ne takim me Petkoviqin dhe NATO-n.

4. Në Bruksel nenshkruhet vendimi i lirise se levizjes me pasaporta te Serbise per qytetaret serb te Republikes se Kosoves.

Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Donike Gervalla bashke me ekspertet dhe ekipet e tyre me shume sukses e kane kthyer te ardhmen e Kosoves, raportet me aleatet, dialogun, integrimin evropian, subjektivitetin nderkombetar e krejte fushat tjera te jetes ne nje fushe me mina, ku pasojat dhe demet jane te evidente.

Pa marr parasysh se kush i fiton zgjedhjet ne shkurt 2025, kush dhe me çfare fuqie politike e formon qeverine, edhe nese ka vullnet me kthy Kosoven ne rrugen e drejte, do te duhen minimalisht kater e me shume vite per te riparuar dhe menaxhuar dëmin e shkaktuar.

Krejte dhe drejte humneres.

Lajme të ngjashme