Miftaraj kërkon reagim nga ministri, kryeministri e drejtori i Policisë: 27-vjeçari vdiq në dorë të shtetit
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, duhet të reagojnë liderët e shtetit.
Postimi:
Sot një djalë i ri 27 vjeçar vdiq në duar të pesë policëve.
Mënyra se si pesë police e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm.
27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit.
Shteti permes Ministrit të Punëve të brendshme, Drejtorit të Policisë po edhe vet Kryeministrit do duhej të sqaronin per publikun kete situate sonte.
Pesë policet a e kishin trajnimin profesional te duhur per te menaxhuar situata te tilla?
Pse ne vitet e fundit po ndodhin skandale dhe dhunim te drejtave te qytetareve nga police te caktuar?
A eshte kjo si rezultat I politikave te reja te LVV qe policet e rinj nga shkollat e mesme te behen police me nje trajnim prej vetem 12 javesh?
A ka ndonje politike apo strategji te adresohet ky fenomen?
Ne keto vite sa police te rinj i kemi ne rruget e Kosoves me trajnim 12 javor?
Kosova gjithmone eshte krenuar me policine sepse ka qene nje force nder me te pregaditurat dhe me profesionalet jo vetem ne rajon por edhe ne krahasim me shtete te BE.