Mesazhin e fundit të Kurtit mund ta lexoni si debat me Bedri Hamzën: Qe qysh - NACIONALE

Mesazhin e fundit të Kurtit mund ta lexoni si debat me Bedri Hamzën: Qe qysh

2 vjet më parë

nga Dafina Demaku

Në intervistën e parë pas kandidaturës për kryeministër, Bedri Hamza në një pjesë të debatit në Rubikon, foli specikisht për të gjitha rrugët që kryeministri Albin Kurti i përmend në publikimin e tij sot. Çka tha Hamza dhe çka thotë Kurti për rrugët e pakryera në Kosovë?

***

Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar të dhënat rreth projekteve infrastrukturore, ku mes tyre, gjenden edhe të famshmet (që s’po kryhen kurrë): Autostrada e Gjilanit si dhe rruga Kijevë -Zahaq.

Për rastësi, publikimi i kryeministrit Kurti, vjen një ditë pas intervistës së kundërkandidatit të tij për kryeministër, z.Bedri Hamza, që foli pikërisht për këto rrugë.

Nacionale shpjegon më poshtë se çka tha Hamza dhe çka thotë Kurti, duke e sjell në formë të shkruar, si formë replike/debati:

Bedri Hamza: Nuk ka një projekt kapital në Kosovë, që këta e kanë nis edhe e kanë pre shiritin, nuk ka. Me cilin projekt don me u identifiku qeveria aktuale. Për shembull rruga për Podujevë, për Mitrovicë, për Gjilan, për Gjakovë.

Albin Kurti: Po, do t’i përfundojmë punët që qeveritë e mëhershme i lanë keq e në gjysmë, si rruga Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rruga Prishtinë-Pejë. Nuk ka qenë e lehtë të zhbëjmë labirintin burokratik, keqplanifikimet me projekte dhe keqmenaxhimet me kontrata, por po ia dalim.

Kanë filluar punimet me hov të merituar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Puna në segmentin e parë të kësaj rrugë kishte nisur në vitin 2009, para 15 vjetëve. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, po e kthejmë atë në rrugë nacionale me dy drejtime, me gjithsej katër korsi.

Puna po vazhdon edhe në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, para 8 vjetëve. Atë po e zgjerojmë dhe po ia shtrojmë të shumëpriturat 15 kilometrat e mbetur në segmentin Prishtinë-Lluzhan, për çka kemi ndarë 35 milionë euro.

Bedri Hamza: Rruga për Mitrovicë, ka qenë i siguruar financimi, ka qenë projekti, në masë punët kanë qenë ndoshta 30-40 për qind të përfunduara, ky është viti i pestë në fakt, prej kur VV dhe zoti Kurti janë në qeveri.

Për rrugën e kombit, as nuk kanë ekzistu projekti, as shpronëzimi as paret, por u bo. Ngjashëm autostrada Arbën Xhaferi.

Mijëra kilometra rrugë.

Nëse rruga për Pejë i ka pasë të siguruara financim 150 milionë euro, nëse s’po të pëlqen projekti ndërro, nëse don me ndërru trasenë, ndërro, por rrugën bane.

Rruga për Mitrovicë, ka qenë i siguruar financimi, ka qenë projekti, në masë punët kanë qenë ndoshta 30-40 për qind të përfunduara, ky është viti i pestë në fakt, prej kur VV dhe zoti Kurti janë në qeveri.

Po e marrim edhe vitin 2020 sepse gjashtë muajt e parë të vitit 2020. Jemi në vitin 2024.

Po e lëmë katër vjet. Për katër vjet le të më thotë dikush një projekt kappital që është fillu dhe është përfundu. Jo që nuk është fillu dhe nuk është përfundu, por nuk kanë përfundu as ato që kanë qenë të filluara.

Albin Kurti: Ndërkaq tash së fundmi janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc, me një gjatësi 12.8 km, në vlerë prej 21 milionë euro. E kemi ndarë buxhetin për të vazhduar pastaj me segmentin nga Dollci e deri në Zahaq.

Bedri Hamza: Sot po thonë është lidh një kontratë, por deri në Dollc, janë diku rreth 12km, por ajo duhet me u lidhë deri në Zahaq, që është 30km. Nuk është projekt që do të përfundojë brenda këtij mandanti.

Mesazhi i plotë i Kurtit:

Lajme të ngjashme