Mes 12 vendimeve të sotme të Qeverisë, Kurti s’e zë në gojë vendimin për Manastirin - NACIONALE

Mes 12 vendimeve të sotme të Qeverisë, Kurti s’e zë në gojë vendimin për Manastirin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, si rrallë herë, ka publikuar vetëm disa vendime nga mbledhja e sotme e Qeverisë.

Mes 12 vendimeve, Kurti ka publikuar vetëm pesë, por aty nuk gjindet vendimi i dekadës, ai për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e 193-të të Qeverisë, mes 12 vendimeve:

• Themeluam Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.;

• I dërguam Kuvendit Projektligjin për të huajt;

• Inicuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.

• Ndamë mjete buxhetore:

- 520,000 euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”;

- 76,730 euro për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; si dhe

- 25,000 euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare”.

• Miratuam nismat për tri marrëveshje ndërkombëtare për:

- projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;

- menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë - Maqedoni e Veriut nën IPA III (2021-2027);

- projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”.

Lajme të ngjashme