Hamiti: Nën sundimin e Albin Kurtit, Kosova është e vetmuar, e varfër dhe e sanksionuar
Zyrtari i lartë i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka treguar për pasojat që po i përjeton Kosova me qeverisjen e VV-së.
Ai ka bërë me dije se nën sundimin e Albin Kurtit Kosova është e vetmuar dhe e varfër.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar gjate kësaj kohe Kosova po përballet me sanksione prej miqve dhe aleatëve tradicionalë të saj.
“Politika është bërë e vrazhdë prej kur erdhi në pushtet Vetëvendosja e Albin Kurtit më 2021, e cila kishte bërë opozitë të vrazhdë, të egër madje. Le të kujtohen aksionet e tyre të dhunshme në rrugë dhe në Kuvendin e Kosovës. Tash opozitë të vrazhdë nuk ka, por ka pushtet të vrazhdë, mujshar. Nën sundimin absolut të Albin Kurtit, me përkrahjen e atyre që u rreshtuan me të, Kosova është e vetmuar, e varfër, në kohën më të madhe nën sanksione prej miqve dhe aleatëve tradicionalë, BE-së dhe SHBA-ve, e mbërthyer në paralizë të përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike dhe institucionale”, ka shkruar ai.