Merr gati 10 minuta kohë për ta mbushur: Kështu duket fletëvotimi i zgjedhjeve presidenciale në ShBA - NACIONALE

Merr gati 10 minuta kohë për ta mbushur: Kështu duket fletëvotimi i zgjedhjeve presidenciale në ShBA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fletëvotim i zgjedhjeve presidenciale mund të jetë goxha i gjatë, nga dy deri në tre faqe të bardha.

Ato nuk përmbajnë vetëm hapësirën për të votuar Donald Trumpin apo Kamala Harrisin, por edhe garat për Senat dhe Kongres, si dhe propozime e iniciativa, shembull për financimin e shërbimeve të komunitetit, transmeton Nacionale.

Kur amerikanët votojnë, ata mbushin një hapësirë të rrumbullakët në vend që të vendosin “x” apo shënjim në hapësirë.

Sipas “BBC”, mbushja e një fletëvotimi merr kohë rreth 10 minuta.

Ndryshe, sipas sondazheve, gara mes demokrates, Kamala Harris dhe republikanit, Donlad Trump pritet të jetë shumë e ngushtë.

Edhe Trumpi, edhe Harrisi parashikuan fitore për veten, përderisa bënë fushatë në Pensilvani dhe në shtete të tjera kyçe të hënën në ditën përfundimtare të fushatës

Të gjitha detajet rreth zgjedhjeve në ShBA, mund t’i lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme