Mërgimtari: Nuk do të votoj në Kosovë, këtu vij vetëm për pushime
Një mërgimtar i cili ishte nisur drejt Kosovës për pushime ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimet që po mbahen sot në vend.
Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Artina Breznica, ai tha se nuk e sheh të arsyeshme të votojë në Kosovë, pasi sipas tij jeton dhe ushtron të drejtën e votës në shtetin ku banon.
“Ne ushtrojmë të drejtën e votës atje ku jetojmë. Ne vijmë këtu vetëm për pushime, për atë arsye nuk e shoh të vlefshme me votu në Kosovë”, tha ai.