Memli Krasniqi: VV-ja po e dhunon krejt shtetin, Albulena më e rëndësishme se 1 milion votues
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja po e dhunon shtetin.
“VV-ja po e dhunon jo veç Kuvendin, por krejt shtetin. Nuk mund të them më shumë. Për Albin Kurtin, Albulena është më e rëndësishme se 1 milion qytetarë. Po luan me Albulena Haxhiun, duke e mbajtur si kandidate që nuk po kalon. Sepse e ka më t ëlehtë ta sakrifikojë atë, sesa të dalë e të matet vet”, tha ai.