Memli Krasniqi takon udhëheqësit e ALDE-s, diskutojnë edhe për zhvillimet politike në Kosovë - NACIONALE

Memli Krasniqi takon udhëheqësit e ALDE-s, diskutojnë edhe për zhvillimet politike në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar udhëheqësit e Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).

Ai ka falënderuar ata për bashkëpunimin që kanë pasur me PDK-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se me ta ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar, kur PDK u bë anëtare me të drejta të plota në Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) – bashkëpunimi i ndërsjellë ka qenë në nivel të shkëlqyeshëm. Në Bruksel, Presidentin Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së. Bashkë me dy miqtë e mi diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë, e veçanërisht për përgatitjet e partive anëtare të ALDE-s për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në pranverën e vitit 2024”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme