Memli Krasniqi takon dy kongresistë amerikanë
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se është takuar me dy konkresistët amerikanë Dytch Ruppersberger dhe Ben Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, ne Washington, DC.
Lideri opozitar ka falënderuar dy kongresistë për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i ka ofruar Kosovës.
“Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi thotë se "çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
