Haradinaj bën nderime të varri i Bob Dole: Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë - NACIONALE

Haradinaj bën nderime të varri i Bob Dole: Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime të varri i Bob Dole në ShBA.

Haradinaj ka thënë Bob Dole ishte me në që nga vitet e 90-ta, dhe sipas vendosmëria e Dole e treguar në momentet kyçe të historisë sonë, ishte vendimtare dhe shpresa për suksesin e përpjekjeve tona për liri.

“Sot, në prani të vajzës së Senatorit Dole, Robin Dole dhe mikut të tij Jim Xhema si dhe miqve tjerë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, bëmë nderime pranë varrit të mikut të madh të shqiptarëve, Bob Dole. Bob Dole ishte me ne që nga vitet e hershme të 90-ta, duke qenë përherë zë i fuqishëm në vërtetimin prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik. Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë, ishte vendimtare dhe shpresa për suksesin e përpjekjeve tona për liri.” – ka shkruar ai.

Tutje kreu i AAK-së, ka shkruar se kontrubitu për Kosovën, i vëllezërve dhe motrave në ShBA është i pazëvendësueshëm.

Vëllezërit e motrat tona në ShBA janë frymëzim për secilën gjeneratë, se si duhet e punohet për kombin nga secili cep i botës. Kontributi i tyre për çështjen shqiptare, Kosovën në veçanti, është i pazëvendësueshëm dhe meriton mirënjohjen dhe konsideratën tonë të përhershme.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme