Meliz Haradinaj: Fituesi më i madh “moral” është Isa Mustafa, humbësja Kosova - NACIONALE

Meliz Haradinaj: Fituesi më i madh “moral” është Isa Mustafa, humbësja Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka komentuar dakordimin Kurti-Vuçiq lidhur me planin evropian.

Ajo ka thënë se me këtë marrëveshje që e ka Asociacionin brenda, fituesi më i madh moral është Isa Mustafa.

“Fituesi më i madh ‘moral’ pas zyrtarizimit dhe pranimit të marrëveshjes me Asociacionin brenda, është Isa Mustafa. Ndërsa humbësja më e madhe është Kosova - e cila sot bëhet ‘zyrtarisht e pa shpresë’ me klasë politike të pandryshueshme ndër dekada!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka komentuar edhe çështjen e trashëgimisë të së kaluarës, nen për të cilin ka pasur shumë reagime.

“Legjitimimi i ‘krimit’ të së kaluarës, është krim i dyfishtë!”, ka shkruar ish-ministrja e jashtme.

Lajme të ngjashme