Mekuli thotë që "s'i mjafton" që Vulini u fut në listën e zezë të ShBA-ve, kërkon të 'leçiten portalet'
Gazetari që admiron jetën dhe veprën e kryeministrit Albin Kurti, Gëzim Mekuli, ka bërë një status tjetër ku sulmon mediet.
Mekuli në këtë status pretendon se “populli e di” që gazetaria në Prishtinë dhe Tiranë është në shërbim të “fashizmit serb dhe grek” respektivisht.
Ai nuk ka dhënë ndonjë provë për të dëshmuar pretendimin e tij linçues.
Në anën tjetër, ai pretendon se BIA serbe e Vuçiqit “është në listën e zezë të shtetit simbol të demokracisë, ShBA-ve.”
Në fakt, Departamenti i Thesarit ka njoftuar që shefi i BIA-s do të futej në listën e zezë dhe se një gjë e tillë nuk do të prekte BIA-n apo Ministrinë e Punëve të Brendshme, institucione të cilat ai i kishte udhëhequr.
Ai ka kërkuar “leçitje kolektive” ndaj portaleve dhe televizioneve që informohen nga (sic) “BIA terroriste”.
