Mehaj: Vitin e mbyllim me 850 ushtarë të rinj, do vazhdojmë rrugëtimin përkrah ushtrive të shteteve mike - NACIONALE

Mehaj: Vitin e mbyllim me 850 ushtarë të rinj, do vazhdojmë rrugëtimin përkrah ushtrive të shteteve mike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se vitin 2022 po e përmbyllin me 850 ushtarët dhe kadetë të rinj, ku sipas tij Ushtrisë e Kosovës më nuk ka kufizim në numër përsa i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake.

Mehajt përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e ardhmja e ushtrisë tonë është NATO.

“Viti 2022, vit suksesesh për Forcën e Republikës sonë! Po përmbyllim vitin me 850 ushtarë dhe kadetë të rinj, 84% më shumë investime në pajisje ushtarake, dhe me mbi 2500 ushtarë të trajnuar jashtë vendit vetëm gjatë këtij viti. Ushtria e Republikës së Kosovës më nuk ka kufizim në numër përsa i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake, dhe të gjithë të rinjtë e të rejat ndërmjet moshës 18-25 vjeç mund t'i bashkohen Forcës që është në shërbim të atdheut. E ardhmja e ushtrisë sonë është në NATO, ngase në përputhje të plotë me misionin e kësaj aleance janë edhe qëllimet tona”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes tutje ka thënë se do të vazhdojnë rrugëtimin përkrah ushtrive të shteteve mike.

Përkrah ushtrive të shteteve mike do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për konsolidim, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në funksion të misionit kushtetues për garantimin e sigurisë, territorialitetit, mbrojtjes së qytetarëve dhe ruajtjes së stabilitetit të shtetit. Urime ushtarakë për çdo rezultat që keni treguar në garat dhe ushtrimet ndërkombëtare, për profesionalizmin mbresëlënës dhe për karakterin luftarak e human të pashoq. Ju jeni krenaria jonë më e madhe!”, ka përfunduar Mehaj.

Lajme të ngjashme