Mefi bën “fotografin” në seancën konstituive, shkrep disa fotografi për Edona LLaloshin dhe Blerim Gashin
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, para fillimit të seancës konstituive ka tentuar të ushtrojë edhe profesionin e fotografit.
Derisa deputetët zinin vendet në sallën e Kuvendit, ai ka bërë fotografinë për disa kolegë të tij.
Fillimisht ia ka shkrepur disa foto Blerim Gashit dhe me pas deputetes Edona Llalloshit.
Megjithatë, kjo e fundit nuk është ndarë e kënaqur me fotografitë.
Në videon që e ka siguruar gazeta Nacionale, Llalloshi shihet duke e mësuar se si të bëhen fotografitë.