Mediumi serb pretendon se Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-polic serb në Jarinje - NACIONALE

Mediumi serb pretendon se Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-polic serb në Jarinje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi serb “Kosovo-Online” raporton se një ish-polic me inicialet M.J, është arrestuar sot në Jarinjë derisa po udhëtonte për në Leposaviq.

Mediumi në fjalë pretendon se bashkëshortja e të arrestuarit, ka deklaruar se atyre u është thënë se “diçka nuk po shkon, por janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin” kur janë larguar nga Kosova.

Por sipas saj, duke u kthyer në Kosovë, pretendohet të jenë mbajtur në Jarinj për një orë e gjysmë, dhe më pas, bashkëshorti i saj është marrë nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në drejtim të Mitrovicës së Veriut.

Po ashtu, në raportimin e mediumit serb raporothet se policët kanë qenë “të armatosur me armë të gjata”.

Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës për t’i konfirmuar ose demantuar këto raportime, por ende nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme