Mediumi serb përhap propagandë e frikë në mënyrë të ulët, keqpërdorin fjalët e Imer Zeqirit - NACIONALE

Mediumi serb përhap propagandë e frikë në mënyrë të ulët, keqpërdorin fjalët e Imer Zeqirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi i afërt me regjimin e Vuçiqit, Alo.rs, ka publikuar një tjetër artikull nxitës që e ka vendosur edhe në ballinë: “Policia e Kurti kërcënim të tmerrshëm: Nuk do të presim pafundësisht...”

Për këtë artikull ata janë shërbyer me deklaratat e kryetarit të Sindikatës së Policisë, z. Imer Zeqiri, i cili me të drejtë është i shqetësuar për zyrtarët tanë policorë, sidomos afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës.

Zeqiri i bëri thirrje organeve shtetërore të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që të bashkërendonin veprimet që sa më parë të bëhej ndërrimi i zyrtarëve policorë.

Nacionale kishte raportuar edhe më herët për këtë problem.

Por, Alo e ka shndërruar në mënyrë të papranueshme në një kërcënim tjetër.

“Domethënë jemi në kontakt me zyrtarët policorë që janë edhe në Leposaviq dhe Jarinjë domethënë janë këto dy lokacione që 10 ditë nuk është bërë ndërrimi i tyre dhe kushtet e tyre ta them kështu që morali dhe vullneti i të gjithë kolegëve është në maksimum,” - shtoi tutje Zeqiri.

Në anën tjetër, aktivisti Miodrag Milliqeviq ka bërë thirrje për një zgjidhje të problemit të barrikadave përmes rrugës politike. Ai mes tjerash ka thënë që do të ishte mirë që barrikadat të hiqeshin nga po ata që i kishin vendosur ato.

Lajme të ngjashme