Mediat serbe: Kurti nuk u pajtua për asgjë, pritet fjalimi më i rëndësishëm nga Brukseli i presidentit Vuçiq - NACIONALE

Mediat serbe: Kurti nuk u pajtua për asgjë, pritet fjalimi më i rëndësishëm nga Brukseli i presidentit Vuçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat e kontrolluara nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, raportojnë se në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, “nuk ka përparim në asnjë çështje”.

“Kurir” dhe “Blic”, të cilat janë media të afërta të Vuçiqit, shkruajnë se “Albin Kurti ka refuzuar çdo kompromis”.

“Me ankth po i presim ditët në vijim”, citon gazeta serbe “Blic” burimin e saj nga Brukseli.

Këto media shkruajnë se gjatë mbrëmjës apo nesër gjatë ditës, “pritet ndoshta fjalimi më i rëndësishëm i presidentit Aleksandër Vuçiq drejtuar kombit”.

Kujtojmë se SHBA-të përmes State Department kanë theksuar se suksesi i bisedimeve Kurti-Vuçiq është proritet absolut për SHBA-të.

Lajme të ngjashme