Me t’u zgjedhur Kryeprokurori i ri, KPK-ja me konkurs për prokurorë, rekrutime, avancime e komisione - NACIONALE

Me t’u zgjedhur Kryeprokurori i ri, KPK-ja me konkurs për prokurorë, rekrutime, avancime e komisione

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zejnullah Gashi është zgjedhur Kryeprokuror i Shtetit, para pak javësh. Pozita më e rëndësishme e sistemit të drejtësisë, kishte mbetur vakante, që nga viti 2021, pasi politika, duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në sistemin e pavarur sipas Kushtetutës, kishte vendosur që të mos e dekretonte Blerim Isufajn, anipse ky i fundit u zgjodh nga Këshilli Prokurorial. Por, politika me kalimin e kohës ndryshoi përbërjen e Këshillit, dhe aty për Kryeprokuror u zgjodh Zejnullah Gashi, i cili u dekretua nga U.D. Presidentja Albulena Haxhiu, me shpejtësi të pa parë më herët. Pothuajse me po të njejtën shpejtësi Këshilli Prokurorial ka njoftuar Agjendën e Takimit të 300-të të këtij organi.

Çka parasheh Agjenda?

Agjenda e KPK-së, parasheh, shpallejen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të Shtetit, themelimin e Komisionit për Rekrutim, themelimin e Komisionit për Rishqyritm si dhe caktimin e stafit mbështetës për këto dy komisione.

Gjithashtu, në agjendë parashihen edhe, shpallja e konkursit për avancim për prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, shpallja e konkursit për transferim të përhershëm të prokurorëve të Shtetit, brenda sistemit prokuroria si dhe themelimi i komisionit për trasferim dhe avancim të prokurorëve të shtetit.

Qysh u dekretua Gashi?

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu kishte dekretuar Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Dekretimi ishte bërë një ditë pasi KPK në mbledhje, kishte nominuar Gashin për Kryeprokuror të Shtetit, emri i të cilit u propozua tek Haxhiu, për dekretim..

Ndryshe, Haxhiu kishte denoncuar Gashin në polici, pasi sipas saj ai i pati shkuar Haxhiut në zyre sa ishte Ministre e Drejtësisë me lëndë në duar, duke i treguar se e ka në hetim një të afërm të Haxhiut.

Refuzimi për Blerim Isufajn dhe beteja që vazhdon

Blerim Isufaj u zgjodh para 4 viteve, Kryeprokuror i shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Akti ceremonial i nënshkrimit nga Presidenti u refuzua sa këtë post e mbante Vjosa Osmani-Sadriu, e vazhdua të refuzohet edhe nga U.D. Presidentja Albulena Haxhiu. Kjo, pasi i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk e do atë për Kryeprokuror të Shtetit.

Anipse pushtetet janë të ndara, Kurti ka ndërhyrë direkt në mosaprovimin e tij.

Këshilli Prokurorial i Kosovës tashmë ka zgjedhur kryeprokurorin e ri, duke e konsideruar kandidaturën (fituese) të Isufajt të tërhequr.

Isufaj ka paditur në gjykatë KPK-në, pasi sipas tij ai është Kryeprokuror i zgjedhur, dhe se konkursi është i jashtëligjshëm.

Për këtë Isufaj kërkoi masë të përkohshme nga gjykata. Gjykata nuk ia aprovoi.

Lajme të ngjashme