Konjufca paralajmëron negociata “më të thelluara” me LDK-në këtë javë, i bindur se “do të kemi zgjidhje”
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar negociata më të thelluara mes LVV-së dhe LDK-së gjatë kësaj jave.
Ai tha se para seancës konstituive të së enjtes priten takime politike për formimin e institucioneve.
“Pres që në ditët në vijim t’i dërgohet ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kemi bisedime”, deklaroi Konjufca.
Sipas tij, ekzistojnë shpresa për marrëveshje edhe rreth presidentit.
“Jam shumë optimist që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës”, tha ai.