Gjermani që ik nga rusi për në Kosovë, Çitaku: Ky ose po tallet me qytetarët e vet, ose jeton në univers paralel
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për reagimin ndaj pritjeve të gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve fqinje.
Sipas saj, Qeveria është dashur të koordinohej me autoritetet në Zagreb dhe Podgoricë për zgjidhjen e situatës.
“Mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike. Ka nevojë për shtet që vepron”, ka shkruar Çitaku.