"Më të fortë se Albini as në ëndërr s'kemi me pa" - Tomë Gashi s'ndalet së lavdëruari kryeministrin - NACIONALE

"Më të fortë se Albini as në ëndërr s'kemi me pa" - Tomë Gashi s'ndalet së lavdëruari kryeministrin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tomë Gashi sërish ka gjetur kohë ta mbrojë kryeministrin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Gashi komentoi marrëveshjen për targa, duke thënë se as nuk mund të ëndërrojmë dikë më të mirë se Albin Kurti.

Megjithatë, ashtu si edhe herave të tjera, Gashi është parë të ketë regjistruar shumë gabime drejtshkrimore, edhe nga ato elementaret.

Madje, ai si duket e ka problem edhe kohën, pasi siç edhe mund ta shihni, e përdori foljen "fitoj" në të tashmen, kur realisht do duhej përdorur në të kryerën: fitoi!

Gjithsesi, kjo s'është diçka për të cilën është shquar Gashi edhe në të kaluarën.

Lajme të ngjashme