Më në fund dikush i del në mbrojtje Krastës: Kosovarët ia lëshuan pataten e nxehtë
Irena Beqiraj e cila kishte punuar si zëvendësministre në qeverinë Rama, por që njihet për një lloj afërsie me zëvendësdrejtorin e RTK-së, Adi Krasta, i ka dalë këtij të fundit në mbrojtje.
Sipas saj, kosovarët ia lanë pataten e nxehtë në duar Krastës. Ajo akuzoi të madh e të vogël në RTK, për ta mbrojtur shokun e saj Adi Krastën.
“Sot Adi Krasta , e te gjithe shqiptaret e tjere kane kuptuar se Privilegji per te punuar ne nje institucion te Kosoves , shoqerohet me detyrimin per te trajtuar patatet e nxehta qe bishtojne ti trajtojne vet kosovaret ose sic themi ne nga keto ane motoja e parise kosovare qenkerka :
Qani pak burrin tim sa te shkoje une ne dasme !” – ka shkruar ndër të tjera Beqiraj.
E plotë:
Qani pak burrin tim sa te shkoje une ne dasme !
Pas Sebise dy "ikanake" shqiptare , Adi Krasta e Deona Mihali po vrasin lirine e medias edhe demokracine ne Kosove !
Asnje fjale nuk kam lexuar per Znj. Spahiu e cila I bishtoje detyres si drejtoreshe ne detyre e RTK dhe dha doreheqjen para se komisioni qe I etikes qe kishte ngritur te nxirrte konkluzionet e ajo te merrte vendimet e nevojshme .
Asnje fjale per antaret e Bordit te RTK te gjithe kosovare te cilet nuk arriten te dakortesojne te zgjedhin nje Drejtor I cili te kete tagrin te trajtoje patatet e nxehta, duke ja lene ato "nen drejtorit " me arsyetimin e Gjinos tek 14 vjec dhender " Ne per keto pune te kemi marre" .
Sot Adi Krasta , e te gjithe shqiptaret e tjere kane kuptuar se Privilegji per te punuar ne nje institucion te Kosoves , shoqerohet me detyrimin per te trajtuar patatet e nxehta qe bishtojne ti trajtojne vet kosovaret ose sic themi ne nga keto ane motoja e parise kosovare qenkerka :
Qani pak burrin tim sa te shkoje une ne dasme !