“Me morën derisa e dërgoja djalin në kopsht”, Fahri Fazliu flet për ndalimin nga hetuesi e Speciales - NACIONALE

“Me morën derisa e dërgoja djalin në kopsht”, Fahri Fazliu flet për ndalimin nga hetuesi e Speciales

1 javë më parë

nga NACIONALE

Fahri Fazli ka treguar për ndalimin që ia kanë bërë sot hetuesit e Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se ata e kanë ndalur rreth orës 8:00, derisa e dërgonte djalin e tij në kopsht.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas ndalimin e kanë dërguar në zyrat e tyre në Fushë Kosovë, duke i thënë se kanë ardhur për të ia konfiskuar telefonin.

“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturen e tyre në zyret e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty më konsfiskuan telefonin”, ka shkruar ai, duke u shprehur krenar me të kaluarën e familjës së tij.

“Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar Fazliu.

Lajme të ngjashme