“Më mirë vonë se kurrë”: Edi Rama reagon për vendimin rreth Manastirit - NACIONALE

“Më mirë vonë se kurrë”: Edi Rama reagon për vendimin rreth Manastirit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës që të zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

Rama ka thënë se “më mirë vonë se kurrë” për zbatimin e këtij vendimi.

“E përkrah plotësisht vendimin, më mirë vonë se kurrë, të Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Manastirit të Deçanit. Inkurajoj lidershipin e Kosovës të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët në demonstrimin se Republika e Kosovës është me të vërtetë partnere e rritur, e besueshme, e komunitetit euro-atlantik”, ka shkruar Rama në Twitter.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se ky ka qenë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Do të mbetet aty sot si kush pas 1 viti pas 10 vitesh. Pas një procesi masiv të vizitave, takimeve, na është bërë e qartë që nga shumë kushte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, disa janë plotësuar, e disa janë jo rugjente. Por njëri mbetet dhe nuk do të hiqet: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga komiteti i asamblesë parlamentare, nga grupet politike, nga shtetet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimit në Këshillin e Evropës, apo heqja e agjendës nga anëtarësimi”, është shprehur Kurti.

Më tej, ai është munduar të arsyetohet, duke thënë se nuk kanë pasë zgjidhje tjetër.

E provuam me datë 5 mars që ta shtyjmë por pa sukses, u bindëm që duhet të zgjedhim njërin opsion. Nuk ka zgjidhje të tretë. Si kryeministër nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka procese tjera gjyqësore pezull, teksa ne si qeveri nuk kemi mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dësmshëm asnjëherë. Nuk ka dyshim që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte jo vetëm fitore, por hap gjigand drejt

Lajme të ngjashme