“Me këtë listë vendi i parë s`është i sigurt”, “duket si listë për punësim”: Lista e VV-së nuk ua mbush syrin analistëve - NACIONALE

“Me këtë listë vendi i parë s`është i sigurt”, “duket si listë për punësim”: Lista e VV-së nuk ua mbush syrin analistëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë në momentet e fundit e ka dorëzuar në KQZ-së listën e kandidatëve për deputetë. Kryeministrit Albin Kurt, i cili është edhe bartës i kësaj liste, e ka cilësuar si listë fituese.

Por, njohësit e rrethanave politike po mendojnë ndryshe.

Ata kanë bërë me dije se kjo listë është humbëse.

Analistët e emisionit “Pressing” kanë bërë me dije se me këtë listë VV-ja e rrezikon seriozisht vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se lista e VV-së është e varfër.

Deri në numrin 30, këtu ka vetëm njerëz që janë deshmu për qeverisje të dobët si ministra dhe ka deputetë, të cilët kanë treguar gatishmëri për grindaveceria dhe gatishmëria për me u konfrontuar. Deri në numrin 30 e ke të përzgjedhur qet listë, që është një kombinim i deputetëve dhe ministrave, aty këtu ndonjë zëvendësministër, pot emërues i përbashkët i të cilave është qikjo.”, ka thënë Gorani.

Sipas tij, me këtë listë VV-ja nuk mund të mendojë që vendin e parë e ka të sigurt.

Nëse e këqyr njeri qet listë, për besë e kish të vështirë me e imagjinu që këta konsiderohen automatikisht si parti që ka me dal e para. Edhe unë nuk mendoj që me qet listë vendi i parë është i sigurt. Unë mendoj se me qet listë VV-ja e rrezikon vendin e parë”, ka thënë Gorani.

Duke e komentuar vlerësimin e Kurtit për listën e VV-së, ai ka thënë se listën e VV-së e sheh si humbëse.

Qetu është vështirë me pa diçka fituese, se paku unë mendoj ashtu”, ka thënë Gorani.

Edhe analisti Berat Buzhala beson se lista e VV-së ka degraduar.

Ai ka thënë se kjo listë më shumë ngjason në listë për punësim.

Pjesa dërmuese po duket listë për punësim, jo listë për deputetë. Domethënë këta njerëz kanë aplikua për punë, janë do simbolika, por tash as simbolikat nuk i ka qysh i ka pas në vitin 2021. Përshembull në vitin 2021 ka kenë Vasfija, Vjosa, Dnonika Gërvalla. Në 2017 ka qenë lista më serioze që ka pasur VV-ja ndonjëherë “, është shprehur Buzhala.

Kurse, analisti Dibran Hoxha ka thënë se pjesa dërmues

Prej numrit 3 deri në numrin 17, përjashto 3 emra, për secilin të kujtohet diçka,. Donika Gërvalla: jo njohje, huqja me flamuj. Albulena Haxhiu: anjë reformë në drejtësi. Hekuran Murati: ministër i excell-it; Xhelal Sveçla: qizmet në veri, s`po di diçka tjetër. Mimoza Kusari-Lila: Radoiçiqi. Fton Peci: grantet. Arben Vitia: qeni tapall. Arbëria Nagavci: doracaku. Artane Rizvanolli: shtrenjtimi i energjisë. Rozeta: rezervat. Ejup Maqedonci: poasuli i FSK-së”, ka thënë Hoxha.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, që është e bartës i listës, e ka vlerësuar lartë përbërjen e kësaj liste.

Sipas tij, kjo është një listë fituese.

Ajo që po konsiderohet si risi në këtë listë janë emrat e analistëve Nezir Kraki dhe Gazmir Raci, të cilët vazhdimisht e kanë mbrojtur Qeverinë Kurti nëpër debate televizive.

Kurse, si befasia më e madhe po konsiderohet futja në listë e këngëtares Edona Llalloshi.

Listës së Lëvizjes Vetëvendosje i prin Albin Kurti. Pas tij renditet Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Faton Peci dhe Shqipe Selimi.

Lajme të ngjashme