“Me fol palidhje”: Deputeti i Guxo-s i reagon ashpër zëvendësit të Pecit, ia kujton sa vota i morën pa Osmanin në Viti - NACIONALE

“Me fol palidhje”: Deputeti i Guxo-s i reagon ashpër zëvendësit të Pecit, ia kujton sa vota i morën pa Osmanin në Viti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një përçarje në distancë është zhvilluar sot mes zyrtarëve të VV-së dhe atyre të GUXO-s që dikur drejtohej nga Vjosa Osmani.

Shkak për këtë u bë një postim nga zv/ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi, i cili akuzoi ashpër Osmanin pse e lavdëroi kryetarin e Vitisë.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar ashpër deputeti Burim Meta. Ky i fundit e ka akuzuar zëvendësin e Faton Pecit se po flet palidhje.

Meta ia ka kujtuar Demelezit sa vota i kishin marrë në Viti pa Vjosa Osmanin në listë.

Postimi:

Zvm. Demelezi eshte mire me kujtu cka i pat be vaki LDK-se kur paten fillu me fol palidhje (keshtu si Demelezi) kunder Presidentes Vjosa Osmani!

Eshte mire me kujtu sa vota i patet marre ne Viti ne shkurt 2021 me Vjosen ne liste, e sa ne shtator 2021 pa Vjosen ne liste. Me mire e keni te mesoni nga gabimet, qofte te te tjereve qofte tuajat.

Lajme të ngjashme