Mbështetja e madhe serbe e Kurtit i kthehet kundër: Sot fitove ndaj Vuçiqit, por bota qesh me ju për Hetemin që fle në komunë
Në një shkrim që assesi s’ke si e lexon edhe të mos ndihesh i ndarë në dysh dhe i përçudnuar, ish-nënkryetarja e Zveçanit (e shkarkuar nga kryetari Ilir Peci), njëherit mbështetëse e flaktë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Sllagjan Pantoviq, ka komentuar takimin e sotëm të Nivelit të Lartë në Bruksel, ku e ka lavdëruar për “fitore verbale” ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por edhe qortuar për “humbje” të shumta.
Pantoviq (s’dihet se si e bën këtë kërcim prej njërës gjë në tjetrën) e qorton Kurtin se “nuk reagove, por heshte” për shkarkimin e saj nga Ilr Peci, teksa nis të hedh vrer edhe ndaj Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin thotë se “ai nuk mund të udhëheq katër komuna e lëre më një ministri”.
Thotë gjithashtu se Kurti i dha mësim Vuçiqit, por se “Vuçiqi është i fortë dhe ka njerëz të fortë rreth vetes, ndërsa ti në Kosovës je i fuqishëm si politikan, por me njerëz të dobët”.
Pastaj kërcen në fjali brutale. “A mund ta imagjinano se keni kryetar si Lulzim Hetemi dhe Erden Attiqi, që flejnë nëpër komuna për muaj të tërë, hanë, pinë dhe lahen...Në shekullin 21 ju e lejuat botën të qesh me ju, tash imagjinoni nëse dikush publikon fotografi të tyre duke fjetur, shtrirë në shtrat, duke luajtur lojëra në tyre, duke mos pritur dikënd, por marrin rroga. Kjo s’ka ndodhur kurrë me sistemin serb”, ka shkrua Pantoviq.