Qumështorja "Vita" në Istog vendos që të mbyllet për 7 ditë, pasi ministri Muja dërgon 25 inspektorë: Krejt çka ndodhi - NACIONALE

Qumështorja "Vita" në Istog vendos që të mbyllet për 7 ditë, pasi ministri Muja dërgon 25 inspektorë: Krejt çka ndodhi

2 orë më parë

nga NACIONALE

Mbi 20 inspektorë zbarkuan te qumështorja “Vita” në Istog. Me urdhër të Ministrit në Detyrë të Bujqësisë, Armend Muja u bë kontroll e verifikim, derisa punëtorët u larguan jashtë objektit. Pas kryerjes së kontrolleve, qumështorja “Vita” është mbyllur përkohësisht.

Artan Spahiu, Drejtor i kësaj qumështore ka sqaruar se çfarë ndodhi aty. Ai e ka quajtur jokorrekte qasjen e ministrit Muja dhe vartëësve të tij. Poashtu i njejt ka bërë të ditur se janë detyruar ta mbyllin qumështoren, të paktën për shtatë ditët e ardhshme.

“Më duhet të ndaj një lajm jo të mirë për punëtorët. Sot u njoftova se kemi një kontrollë dhe kontrollet janë të mirëseardhura. Unë para dy muaje pata takim me ministrin Armend Muja, Hekuran Murati, Drejtorin e Doganës dhe unë i thash se jemi të hapur. Por, këta vendosen të vijnë sikurse ne të ishim kriminel. Mua mu dorëzua ky vendim, që ministri e ka marrë ekstra për neve. Për të na trajtuar si kriminel. Ne kemi investuar mbi 15 milionë euro, anipse rryma vazhdimisht na vie më shtrenjt. Ne jemi produkte të Kosovës, nuk jemi të Serbisë. Unë nuk e kam lënë anjë fermer. E kam mbajt premtimin. Por ju po e shkatërroni këtë. Ne kemi mar vendim si bord që ta mbyllim. Që është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër. Të paktën për 7 ditë. Dhe këta të ministrisë nuk brengosen, se këta punëtorë do të mbesin pa pagë dhe fermerët do ta gjuajnë qumështin.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Zyrtari i AVUK që ishte i pranishëm aty, tha se urdhëri u dha nga Ministri Armend Muja, dhe se kontrolli po kryhet në bazë të kërkesës dhe vendimit të tij.

Çka tha Muja?

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka reaguar lidhur me kontrollet zyrtare që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po zhvillon në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, duke ritheksuar se mbrojtja e konsumatorit dhe zbatimi i legjislacionit për sigurinë ushqimore janë përgjegjësi institucionale dhe nuk mund të jenë objekt i përjashtimeve apo standardeve të dyfishta.

Sipas ministrit, kontrollet që po zhvillon AUV-ja janë pjesë e mandatit të saj të rregullt ligjor për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme është realizuar kontroll zyrtar edhe në kompaninë “Vita”, njësoj si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik që i nënshtrohet mbikëqyrjes institucionale.

“Qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë, për produktet për të cilat paguajnë. Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë. Kontrollet nuk bëhen ndaj emrave të kompanive, por mbi bazën e mandatit ligjor. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.” – ka deklaruar ministri Muja.

Lajme të ngjashme