Mbi 1 mijë kosovarë parashtruan kërkesë për trajtim jashtë vendit gjatë vitit 2022 - NACIONALE

Mbi 1 mijë kosovarë parashtruan kërkesë për trajtim jashtë vendit gjatë vitit 2022

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një mijë e 14 persona gjatë periudhës janar – nëntor 2022, kanë kërkuar mbështetje financare për trajtim jashë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ku nga këta në këtë periudhë, 719 persona kanë përfituar mbështetjen.

Numri i pacienteve të cilat kanë kërkuar mbështetje financiare për trajtimin tyre jashtë institucioneve shëndetësore për periudhën Janar- Nëntor 2022, është: 1014”, thuhet në përgjigje për lajmi.net.

Sipas Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shtetet në të cilat pacientët kanë zgjedhur të marrin trajtimin e tyre mjekësor janë edhe Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Shtetet në të cilat pacientet kanë zgjedhur të marrin trajtimin e tyre mjekësor janë: Turqia; Maqedonia; Shqipëria, si dhe vende tjera evropianë”,thuhet në përgjigjen e FSSH.

Lajme të ngjashme