Mazreku: Nga nesër, asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ka njoftuar se nga nesër nuk do të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
Siç thuhet në komunikatë, këtë vit ngjyra e stikersave do të jetë e gjelbër.
“Por, efekti do të jetë më i madh nga nesër 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers. Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka thënë Mazreku.