Matoshi për draft-statutin e Asociacionit: Nuk mund ta cenojë territorin kushtetues të shtetit
Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që Nacionale e publikoi pak orë më parë.
Matoshi në një deklaratë për Nacionalen ka theksuar se drafti gjerman nuk është shmangur nga Marrëveshja e 2013 duke thënë se shteti është garant se ky Asociacion nuk mund ta cenojë territorin kushtetues dhe karakterin unitar të shtetit.
“Që nga Marrëveshja e parë e 2013 e kam potencuar se Asociacioni është zgjidhje kushtetuese që derivon nga Pakoja Ahtisaari dhe sëkndejmi është negociu në Vjenë për këmbim me pavarësi kombëtare të Kosovës. Si i tillë, Asociacioni është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës përfshi votën e dyfishtë duke u shndërrua pjesë e ligjit të brendshëm kosovar, pra Qeveria e Kosovës s dekreton statuton çka do të thotë se Qeveria e vendit është ama Juridike e Entitetit dhe në çdo kohë dhe për çdo veprim mund të adresojë në Gjykatën Kushtetuese e cila nëse gjen tejkalim kompetencash mundet me i shpallë nul. Dmth shteti është garant se ky Asociacion nuk mund ta cenojë territorin kushtetues dhe karakterin unitar të shtetit”, ka thënë Matoshi.
“Parulla “Zajednica nuk kalon” është e shpifur bë luftën për pushtet, sepse kurrë askush nga faktorët ndërkombëtar nuk ka kërkua kompetenca ekzekutive për Asociacionin, veçse kanë kërkuar një entitet juridik si garanci ndërkombëtare shtesë për kompetencat autonome në katër fushat (arsim, shëndetësi, planifikim hapësinor dhe mbrojtje sociale) sipas Ligjit për Pushtetin Lokal Dhjetë vjet luftë brutale për pushtet duke u fshehur pas një gënjeshtre se Zajednica e defunksionalizon shtetin dhe tash? Çka? Aprovim!? Pa asnjë llogaridhënie edhe për jetët e humbura!”, sqaron analisti Matoshi.
Ai thotë se Themelimi i Asociacionit i jep fund çdo tendence jo kushtetuese për këmbim territoresh!
“Drafti gjerman nuk është shmangur nga Marrëveshja e 2013, pos që kortekton disa prerogativa, që të mos munden me u interpretu sipas dëshirës së shteteve përkatëse, Kosovës dhe Serbisë, për ta shitur në publik si humbje përkatësisht si fitore, varësisht nevojave të brendshme”.
E Gazeta Nacionale ka botuar një draft-statut të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, e që është përgatitur nga ekspertë të lidhur me Qeverinë Federale të Gjermanisë. Dokumenti i gjatë plot 19 faqe, parasheh një mori kompetencash, përfshirë edhe mënyrën e organizimit e strukturën që do ta ketë Asociacioni.