Masat: Gjermania, Franca dhe Italia duan 'heqje graduale' - NACIONALE

Masat: Gjermania, Franca dhe Italia duan 'heqje graduale'

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian raportohet se i është afruar heqjes së masave ndëshkuese kundër Kosovës, të vendosura para një viti.

Sipas “Radio Evropa e Lirë”, burime diplomatike të Bashkimit Evropian kanë bërë me dije se shumica dërmuese e shteteve anëtare janë në favor të heqjes së të gjitha masave.

Megjithatë, një numër më i vogël i shteteve duan që heqja të bëhet në mënyrë graduale.

Në mesin e tyre, janë edhe ato të QUINT-it, Gjermania, Franca e Italia.

“Shumica e vendeve anëtare duan që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, por janë disa vende, në mesin e tyre edhe tri vendet e QUINT-it (Gjermania, Franca dhe Italia) që duan heqjen graduale të masave ndaj Kosovës.” – citohet të ketë thënë ky burim.

Lajme të ngjashme