Masat e BE-së ndaj Kosovës "nuk e kanë pushim" - vazhdojnë me dëme në ekonomi - NACIONALE

Masat e BE-së ndaj Kosovës "nuk e kanë pushim" - vazhdojnë me dëme në ekonomi

2 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Edhe në Ditën e Evropës (9 Maj), Kosova po vazhdon të ketë të vendosura sanksionet evropiane. Sanksionet nuk po pushojnë anipse në Kosovë është ditë pushimi. Këto sanksione nuk dihet se kur do të largohen, por ajo që dihet është se tashmë Kosova po dëmtohet nga to çdo ditë. Odat ekonomike e të bizneseve besojnë se diku rreth 300 deri në 600 milionë euro është vlera e projekteve që kane mbetur pezull si shkak i masave.

Të shqetësuar për këto masa janë shprehur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna e kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Rafuna e Shahini kanë treguar për dëmet që po i bëhen Kosovës nga këto masa në aspektin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Kryetari i OEK-së për Ekonomia Online, Lulzim Rafuna, ka thnëë se masat kanë lënë pezull rreth 300 milionë euro.

Tutje, ai ka thënë se këto masa kanë qenë edhe një imazh i keq për investitorët e huja.

“Kemi kërkuar që masat ndëshkuese të shfuqizohen për arsye se janë masa të cilat nuk i meriton shteti i Kosovës. Por në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje te qeveria e Kosovës dhe të organet tjera vartëse te qeverisë që ti plotësojnë kushtet që na janë kërkuar në partneritet dhe koordinim të plotë me miqtë ndërkombëtar. Po bëhen dy vite thuajse, këto masa ndikimi e vetë e kanë pasur në dy drejtime, drejtimin material dhe në drejtimin e imazhit të Kosovës. Kur them në drejtim të imazhit të Kosovës nuk ka qenë mesazh i mirë për investitorët e huaj që Kosova vend gjeografikisht brenda BE-së të jetë nënë masa ndëshkuese. Dhe e dyta material ne kemi pasur rast me pa që vlera ose shuma e projekteve që është dashur të implementohen e që kanë mbetur pezull si rezultat i këtyre masave ndëshkuese shkon mbi 300 milionë. Mirëpo kjo shumë çdo muaj që nuk hiqen masat ndëshkuese shkon duke u rritur për arsye se vin projekte të tjera të cilat është dashur të implementohen dhe nuk mund të implementohen për shkak të këtyre masave.” – ka thënë ai, duke shtuar se investimet ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të vendit.

Nga ana tjetër, kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se këto sanksione kanë goditur rëndë çdo sektor ekonomik

“Kosova si shenjë respekti për Europën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme për më shumë se 750 milionë banorë sa ka EU, përderisa Kosova tash e 11 muaj po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike, politike, diplomatike dhe integruese. Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësorë e sidomos atë ekonomik, ku janë tërhequr shum projekte në vitin e kaluar por edhe këtë vit nuk janë në plane buxhetore të EU për Kosovën.” – thuhet në faqen e tyre në Facebook.

Tutje, sipas Shahinit vlera e humbur nga sanksionet e BE-së është rreth 600 milionë euro.

“Vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumë mbi 600 milionë € ,kurse vlera penguese dhe integrues për Kosovë është shumë më e rënd se ajo financiare.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, po kërkon në vazhdimësi nga BE-ja që t’i largojë masat ndaj vendit.

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se masat janë të padrejta, teksa ka shtuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së për heqjen e masave.

Ndërsa, BE-ja ka thënë se masat largohen kur vendos BE-ja dhe jo kur duan politikanë kosovarë.

Lajme të ngjashme