Martin Berishaj bën gjënë 'e duhur' - merr Tomë Gashin avokat, ky shan me 26 gabime në 6 fjali - NACIONALE

Martin Berishaj bën gjënë 'e duhur' - merr Tomë Gashin avokat, ky shan me 26 gabime në 6 fjali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim me pak fjali e me shumë gabime drejtshkrimore e shkarje logjike, Tomë Gashi ka treguar që është avokat i Martin Berishajt. Si duket rasti po shkon drejt gjykatës, e ambasadori Berishaj nuk mund të mbetej i ‘paarmatosur’ me armatimin më të rëndë.

Mbështetësi i flaktë i Vetëvendosjes ka fyer kallëzimin penal, gazetën Nacionale, dhe ç’është më e keqja edhe gjuhën shqipe, me anë të një postimi të rënduar me gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.

Në një numër të madh rastesh, ai ka provuar edhe të rimojë në mënyrë të çuditshme me “do-do” duke e përdorur për të mos përmendur emra.

“Po flasi në cilësin e avokatit të z. Martin Berishaj”, është shprehur z. Gashi fillimisht, duke nisur pastaj të thurë fjalitë e tij të tjera e të pakuptimta të përcjella edhe me ofshama.

Ai ka akuzuar institucionin (AKK) se nuk ka njoftuar për kallëzimin penal, e po ashtu edhe Prokurorinë.

Në fakt, AKK ka kryer thjesht obligimin e saj ligjor duke e dorëzuar kallëzimin penal dhe duke i lënë Prokurorisë mundësinë e vendimit për të proceduar më tej ose jo.

Duket se Gashi – edhe pse avokat – nuk ka njohuri të mjaftueshme në lidhje me procedura të tilla.

Por, ai duket se ka njohuri të mira sa i përket gjuhës së urrejtjes.

Ai ka ilustruar punën e medieve – sipas tij – edhe duke e vënë në dorën e një njeriu një gjarpër helmues, siç mund ta shihni edhe përmes fotografisë së mëposhtme.

Lajme të ngjashme