Marrëveshja për targa| Maliqi: Lajm i mirë por dramë e panevojshme - u dëmtua kredibiliteti - NACIONALE

Marrëveshja për targa| Maliqi: Lajm i mirë por dramë e panevojshme - u dëmtua kredibiliteti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja për targa është arritur. Lajmi u dha nga Joseph Borrelli, kreu i diplomacisë së BE-së, i cili dy ditët e kaluara ishte kritikuar ashpër nga kryeministri Albin Kurti. Zoti Borrell ofroi disa informacione pavarësisht se e gjithë marrëveshja nuk u bë publike.

Kosova dhe Serbia, sipas postimit të tij në Twitter, kanë arritur një marrëveshje që përfshin kompromis nga të dyja palët. Kështu drama e targave dhe dënimi i ashpër i Borrelit për dy ditë ka përfunduar.

E njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, e quajti "dramë e panevojshme për me u arrit te e paevitueshmja".

Sipas tij, në krejt këto ngjarje, Kosova vetëm humbi kredibilitet dhe pikë që mund të fitoheshin me ndjekjen e këshillës fillestare amerikane.

"Dramë e panevojshme për me u arrit te e paevitueshmja. Për nevoja të teatralitetit, apo prej pasigurisë, u dëmtua kredibiliteti dhe u humbën pikë që mund të fitoheshin me ndjekjen e këshillës fillestare amerikane. Sidoqoftë, lajm i mirë dhe të shpresojmë sa ma shpejt drejt marrëveshjes finale." - shkroi ai në Facebook.

Lajme të ngjashme