Marrëveshja për targa| Islami: Kur Albini dëshiron të 'lëshoj pe' e dërgon Besnik Bislimin
Marrëveshja për targa është arritur. Lajmi u dha nga Joseph Borrelli, kreu i diplomacisë së BE-së, i cili dy ditët e kaluara ishte kritikuar ashpër nga kryeministri Albin Kurti. Zoti Borrell ofroi disa informacione pavarësisht se e gjithë marrëveshja nuk u bë publike.
Kosova dhe Serbia, sipas postimit të tij në Twitter, kanë arritur një marrëveshje që përfshin kompromis nga të dyja palët. Kështu drama e targave dhe dënimi i ashpër i Borrelit për dy ditë ka përfunduar.
Pas kësaj, analisti Dardan Islami ironizonte duke thënë se Albini është i pari që ka futur 'rruaza në pe', por për 'lëshimin e pesë' e dërgon Besnik Bislimin.