Marrëveshja e Ohrit: Ku është Donika Gërvalla? - NACIONALE

Marrëveshja e Ohrit: Ku është Donika Gërvalla?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla-Schwarz është shefe e diplomacisë së Kosovës dhe Zv. Kryeministre në Qeverinë Kurti. Por, përkundër marrëveshjes së Ohrit dhe gjithë hallakamës pasuese, ajo po e vazhdon një ‘agjërim’ të çuditshëm fjalësh në lidhje me temën e rëndësishme.

51-vjeçarja nuk është parë në takimin e rëndësishëm të Ohrit, përkundër pozitës së lartë drejtuese që mban.

Më 20 mars, ajo u mor vesh se ndodhej buzë Atlantikut, në Portugali. Atj eishte organizuar Java e Kulturës së Kosovës me diasporën e Kosovës në këtë shtet. Bashkë me znj. Gërvalla mund të shihej edhe ministri Hajrulla Çeku.

Të nesërmen, znj. Gërvalla përsëri postonte nga Portugalia por kësaj here kishte zhvilluar takim me presidentin Asamblesë së Portugalisë, z. Augusto Santos Silva.

Kryediplomatja kosovare u takua në Portugali edhe me homologun e saj, z. Joao Cravinho dhe me kryetarin e Lisbonës z. Carlos Moedas.

Por, shefja e diplomacisë së Kosovës gjeti kohë të ushtronte edhe funksionin e bashkëkryetares së partisë Guxo.

Ajo njoftoi nga Facebook-u se kishin themeluar një degë të partisë në Zvicër. Sidoqoftë, asnjë fjalë e vetme në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit.

Donika Gërvalla kishte qenë zyrtarja e parë e lartë shtetërore që e kishte konfirmuar ekzistimin e planit franko-gjerman (që më vonë do të quhej Propozimi Evropian).

Sa i përket Asociacionit, për të cilin kryeministri Kurti e pranoi se ekzistonte në Propozimin Evropian, Gërvalla kishte deklaruar se “kishte vdekur”.

Lajme të ngjashme