Manxhuka për indeksin e Reporterëve pa Kufij: Nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira - NACIONALE

Manxhuka për indeksin e Reporterëve pa Kufij: Nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me indeksin e publikuar sot nga Reporterët pa Kufij, në lidhje me lirinë e medias, ku Kosova ka shënuar regres duke u renditur 19 vende më poshtë se vitin e kaluar.

Manxhuka ka shkruar se raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon, por sipas tij mediat në Kosovë janë të lira.

Sipas tij renditja e Kosovës nga Reporterët pa Kufij është e bazuar krejtësisht në elemente të qarta dhe nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira. Në raportin e Reporterëve pa Kufij këtë vit Kosova ka shënuar një rënie prej 8 pikësh në rezultat dhe 19 vende në rënditjen globale bazuar elemente që janë krejtësisht të qarta, e që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.” – ka shkruar Manxhuka.

Ai tutje ka përmendur rastin e Klan Kosovës, ku ka thënë se ky televizion kishte bërë shkelje dhe kishte përmirësuar të dhënat në regjistrimin e bizneseve në ARBK, duke shtuar se Reporterët pa Kufij nuk e kanë marrë parasysh këtë gjë.

Është evidente që në këtë rezultat ka ndikuar edhe rasti i Klan Kosovës. Ky rast, i zbuluar nga mediat dhe më pas i trajtuar nga organet përkatëse, ka të bëjë me një biznes të regjistruar me dokumente ilegale të Serbisë ku qytetet e Republikës së Kosovës janë me emërtime të Serbisë, që paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Klan Kosova e ka pranuar këtë kur i ka përmirësuar të dhënat në regjistrin e bizneseve në ARBK me të dhëna të Republikës së Kosovës. Po të mos kishte bërë shkelje nuk kishte nevojë t’i përmirësonte. Reporterët Pa Kufij si duket nuk e kanë marrë parasysh këtë gjë.” – ka shkruar Manxhuka.

Indeksin e Reporterëve pa Kufij, zëdhënësi i VV-së e lidhi edhe me sulmin që gazetarët e përjetuan në veri të vendit.

Rasti tjetër ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarëve në veri të vendit në kohën kur bandat kriminale të organizuara nga Beogradi nuk lejonin që të shtrihej kushtetushmëria dhe ligjshmëria atje, duke sulmuar fizikisht kështu çdokënd që raportonte të vërtetën.”

Ndërsa sa i përket vendosjes së Rilind Gërvalles në pozitën e drejtorit në RTK-së, Manxhuka ka thënë se është e çuditshme.

Sa i përket shqetësimit për RTK-në duket e çudtishme kur kujtojmë që ka pasur lavdata nga shumë akterë në vend që kanë theksuar mënyrën dhe transparencën që nga zgjedhja e bordit e deri te rekrutimet e tjera atje.” – ka shkruar ai.

Kosova ka qenë shtet i kapur kur ne kemi marrë pushtetin. Sot ajo mendësi nuk ekziston më. Por, elementet e shtetit të kapur ishin jo vetëm në politikë e qeveri por edhe te tajkun të mediave. Kosova po ballafaqohet me sulme nga Serbia në veri të cilat vitin e kaluar në Banjsë rezultuan me sulm terrorist dhe vrasjen e rreshterit, heroit, Afrim Bunjaku. Disa që sot po i gëzohen raportit negativ të RSF duke e akuzuar qeverinë, e patën akuzuar qeverinë edhe për dërgimin e kryetarëve në dy komunat në veri me 29 maj dhe e akuzuan qeverinë madje edhe për sulmin në Banjskë. Ishin gabim atëherë e janë gabim edhe tash. Republika e Kosovës është shtet i të gjithëve dhe i takon secilit ta mbrojë duke e thënë dhe luftuar për të vërtetën.” – ka përfunduar Manxhuka

Lajme të ngjashme