“Mani se kështu nuk bon”: Tallje e humor me Strategjinë e Kurtit për Energjinë për vitet 2022-2031
Kriza e energjisë është një prej më të rëndave në mbarë Evropën, dhe e cila pashmangshëm e ka prekur edhe Republikën e Kosovës. Draft-Strategjia për Energjinë që përthekon periudhën kohore deri në vitin 2031, kësisoji, pritet të jetë shumë e rëndësishme. Por, çka thotë ajo?
Draft-Strategjia e Qeverisë Kurti për energjinë është diskutuar për kohë të gjatë, veçanërisht pas krizës së rëndë me rrymë që nisi qysh në muajt e fundit të verës.
Kjo Draft-Strategji ishte vonuar për dhjetë muaj, pasi fillimisht u premtua të dërgohej në Kuvendin e Kosovës qysh në muajin shkurt të këtij viti. Megjithatë, ajo u soll në Kuvend gjatë ditës së sotme.
Prezantimi
Prezantimi u bë nga ana e ministres Artane Rizvanolli, që foli tepër shpejt e në mënyrë të ngutur.
“Vizioni është që të kemi një sistem energjetik të qëndrueshëm të rregullt, që garanton furnizim me energji elektrike,” – ka thënë ajo në foltoren e Kuvendit.
E bukur, por tepër e përgjithshme apo jo?
Cilat janë atëherë objektivat?
“I pari, përmirësimi i besueshmërisë së sistemit. Pasuar nga dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtrishme. Rritja e efiçiencës se energjisë, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut dhe mbrojtja e konsumatorëve. Brenda tri viteve do të arrijmë kapacitet prej 500 megavat të energjisë së ripërtrishme duke shtuar kapacitetet e energjisë diellore,” - ka thënë znj. Rivanolli.
Por qysh? Në strategji nuk ka përgjigje sipas Nacionales për një pyetje të thjeshtë.
Opozita
“Është për libër Guiness-i me hy ku baraz ka faqe për miratim, dhe baraz ka faqe për aneks,” – u shpreh z. Besnik Tahiri nga AAK-ja.
“A bën me na tregu se çfarë drejtimi keni marrë për investimet që shteti i bën për sektorin e energjisë? Ky dokument është dokument – me folë me fjalë të popullit – as mish e as peshk.” – vazhdoi më tej ai, duke u tallur me dokumentin në fjalë.
“A bën me na tregu se çfarë drejtimi keni marrë për investimet që shteti i bën për sektorin e energjisë? Ky dokument është dokument – me folë me fjalë të popullit – as mish e as peshk. Mani se kështu nuk bon!” – tha në mënyrë karakteristike deputet Tahiri.
Besian Mustafa nga LDK-ja ishte edhe më i ashpër, por edhe më tallës.
“Ministre, a t’i ka aprovuar komisariati i propagandës krejt këto lëvdata që i bëhen qeverive të kaluara?” – u shpreh z. Mustafa, pasi citoi nga strategjia disa lëvdata që bëheshin në strategjinë në fajlë.
“Kjo strategji nuk parasheh asnjë kapacitet të ri gjenerues,” – thotë z. Mustafa në një ton paksa më serioz duke adresuar anët e çuditshme e të përgjithshme të tij.
Qysh kishte raportuar Nacionalja?
Gazeta Nacionale e kishte analizuar Draft-Strategjinë në kohën kur ajo ishte dërguar për diskutim publik. Dhe, ajo ishte përnjëmend qesharake.
Në Draft-Strategjinë për një prej sektorëve më të rëndësishëm në Kosovë, gabohej edhe me fjalë kyçe derisa kishte përgjithësisht zero ide deri më 2031.
Nacionale kishte folur edhe me njohësin e fushës Kristian Sevdarin, nga Departamenti i Sistemeve të Energjisë në Danimarkë. Me pak fjalë ai e kishte përshkruar dkumentin si “shpreh dëshirë për të shkuar në Hënë, por buxheti i propozuar mjafton për të blerë një biçikletë”.
Sevdari gjente në këtë strategji edhe një tjetër element, paksa humoristik, e ku në vend se të mësyhet CO2 neutral nga Kosova deri në vitin 2050 (siç mësyjnë edhe shtetet tjera perëndimore), Qeveria mësyn “eliminimin e plotë të dioksidit të karbonit”.
Edhe më tej kjo strategji nuk ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës.
Përcill raportimet për zhvillimet në Kuvend duke klikuar KËTU.
PËRDITËSIM: Strategjia është hedhur në votim por nuk ka pasur kuorum për miratimin e saj.


